Futboll La Liga Sport

“MË KËRKOI FRANCA, POR ZGJODHA TË LUAJ PËR BELGJIKËN”/ Flet Eden Hazard: Ëndrra ime ishte të luaja me…

Eden Hazard është një nga lojtarët më të mirë të Belgjikës, por historia mund të kishte qenë ndryshe nëse ai do të kishte vendosur të përfaqësonte Francën, para disa vitesh.

Sulmuesi u largua nga vendi i tij në një moshë shumë të re dhe u transferua në Lilë në 2005 , klub në të cilin u konsiderua si një nga talentet më të mirë në futboll.

Në një intervistë të dhënë Hazard shprehet se kishte mundësinë të luante për Francën: “Kombëtarja e Francës? Ne folëm me ta për një kohë, veçanërisht kur unë bëra debutimin tim me Lilën. Megjithatë unë jam belg dhe prandaj zgjodha të luaj për Belgjikën.

Jam shumë i lumtur për kalimin te Reali, ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj për klubin më të mirë në botë. Unë e kisha marrë vendimin tim për të kaluar te madrilenët pas Kupës së Botës, por atëherë nuk ishte e mundur dhe unë qëndrova edhe një vit tjetër te Çelsi, ekip i cili një vit më pas lejoi largimin tim. Unë kisha folur me Perez dhe Modriçin, të gjithë më donin te Reali dhe tani jam këtu.”, përfundoi belgu.

Related posts

SADIKU FITON GJYQIN/ Erzurumspor duhet t’i japë sulmuesit të Kombëtares shumën e majme

Delo.autor

PARA NDESHJES NË EUROPA LEAGUE/ Ndihmësi i Sarrit përfundon në spital, ja shkaku

Delo.autor

SHËNOI MË SHUMË GOLA/ Bale fitues i “Topit të Artë” në Kupën e Botës për Klube

Delo.autor

Leave a Comment