International

Botërori i Klubeve/ Bale: U tallëm me portierin e Al Jazira

Gareth Bale, autori i një goli në fitoren e Real Madridit ndaj Al Jazira në gjysmë finale të Kupës së Botës për Klube, e ka pranuar se lojtarët e skuadrës spanjolle ishin tallur me portierin kundërshtar Ali Khaseif.

Por, uellsiani ka thënë se pas fillimit të ndeshjes gjërat ishin bërë shumë më serioze, pasi portieri Ali Khaseif bëri pritje të mrekullueshme dhe skuadra e tij e befasoi Realin me lojë të mirë.

“Ai është portier i madh, edhe pse ne u tallem nga banka rezervë. Por, kur ndeshja nisi, gjërat u bënë serioze”, tha Bale.

Ai shtoi: “Megjithatë, në një ditë tjetër do të shënojmë më shumë gola. Gjëja më e rëndësishme ishte se arritëm në finale”.

Related posts

(VIDEO) Ndeshja filloi me diell por stuhia e frikshme “errëson” fushë e blertë në Brazil

Q.Autor

Analizë/ Aubameyang “çelësi” që i duhet skuadrës së Wenger. Ja pesë arsyet që do ta bëjnë atë të suksesshëm në “Emirates Stadium”

Q.Autor

(FOTO) Gara për “Këpucën e Artë”, Messit i duhet të rivalizojë me Kane dhe Immobilen dhe Cavanin

Q.Autor

Leave a Comment