Futboll

Lineker: Po të kishte Messin, Spanja do të kishte fituar tri Kupa të Botës

Gary Lineker dha një intervistë për “Mundo Deportivo”, ku foli për gjendjen e tanishme të Barcelonës, për rëndësinë e Leo Messit në skuadrën katalanase dhe polemikat e tij me Karim Benzema:

“Barcelona? Unë e dua klubin, kam parë të gjitha ndeshjet e saj. Unë jam nga Barcelona, si edhe katër fëmijët e mi. Barcelona është më e mira që nga Ronaldinho, Xavi, Iniesta dhe sidomos me Messin. Leo është nga një botë tjetër. Ai bën gjëra të mahnitshme, është më i miri i të gjitha kohërave. Kurrë nuk kam menduar se do të shihja dikë më të mirë se Maradona, por Messi është më lart. Shumë thonë se Maradona ka fituar një Kupë të Botës, ndërsa Leo jo, por mos harroni se Messi ka katër Champions, ndërsa Diego kurrë nuk e fitoi këtë trofe. Barça luan me 13 lojtarë, sepse ka Messin. Nëse Messi do të kishte marrë nënshtetësinë spanjolle? Gjithmonë e kam menduar këtë. Nëse Leo do të ishte “shtetëzuar” si spanjoll para debutimit me Argjentinën, Spanja do të kishte fituar edhe më shumë: tri Kupa të Botës dhe tri Kampionate Europiane. Benzema? Ai është një golashënues i madh, që luan mirë për ekipin dhe për Cristiano Ronaldon. Për mua ka sulmues të tjerë më të mirë se Benzema, por po flas vetëm për golat”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Premier League miraton dy ndryshime të rëndësishme në futboll

Delo.autor

E PABESUESHME/ Griezmann fal Realin, humbet një rast të pastër! (VIDEO)

Delo.autor

10 LOJTARËT MË TË MIRË TË BOTËRORIT 2022/ Messi lider, Ronaldo nuk është në listë

F.autor

Leave a Comment