Futboll Seria A Sport

ARRIN AKORDIN ME LAZION/ Kumbulla ekzalton tifozët e ekipit të ardhshëm: Eja të luajmë Championsin

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por Lacio dhe Verona duket se kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e Marash Kumbullës në skuadrën e kryeqytetit italian. Takimi vendimtar ka qenë ai mes presidentëve të klubeve Lotito dhe Seti, të cilët janë shoqëruar respektivisht nga Tare e D’Amiko, drejtorët sportivë të klubeve të tyre. Për gjetjen e akordit janë dashur 4 orë dhe zyrtarizimi duket fare pranë.

Mbrojtësi shqiptar do t’u bashkohet bardhekaltërve për sezonin e ri, duke garantuar njëkohësisht përvojën dhe perspektivën falë edhe moshës së tij të re. Siç e thamë, asgjë nuk është zyrtare, por kjo nuk i ka penguar tifozët e Lacios që të mbushin rrjetet sociale me komente pozitive (“Eja të luajmë Champions-in”) dhe urime mirëseardhjeje për 19-vjeçarin. Lidhur me këtë marrëveshje, mediat italiane raportojnë se Lacio ka parakaluar edhe konkurrencën e fortë të Interit që thuhej se kishte një akord me mbrojtësin, por jo me klubin e Veronës.

Rol vendimtar thuhet të ketë pasur Igli Tare që ka arritur të bindë Kumbullën të firmosë me skuadrën bardhekaltër, ndërsa bëhen të ditura edhe detajet e kësaj marrëveshjeje.

kumbulla-850x450Lacio ofron 20 milionë euro dhe kartonët e Lombardit dhe Berishës që janë preferuar më shumë nga drejtuesit veronezë .Për Kumbullën është gati një kontratë për 5 sezone me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon si dhe garanci për një vend titullari.

Për operacionin në fjalë, edhe trajneri Simone Inzagi ka dhënë miratimin e tij pasi e shikon si titullar në skuadrën e tij dhe për këtë arsye Kumbulla është bindur për këtë transferim që mendohet se do t’i garantojë edhe një rol prej protagonisti në sezonin e ardhshëm.

Related posts

EURO 2024/ Ja përse do të mbahet mend evropiani i Gjermanisë, nga goli më i shpejtë i Bajramit, tek autogolat

F.autor

Holloway gati për rikthimin, synon duelin me Ortega në UFC-226

Sadik.Autor

SHKARKIMI I TRAJNERIT LAMPARD/ Chelsea drejt Allegrit? Mashtrim i madh, blutë kanë zgjedhur teknikun e ri

Delo.autor

Leave a Comment