Futboll Premier League Sport

RIKTHIM I BUJSHËM TEK ARSENAL/ Ozil prodhon asistin e jashtëzakonshëm (VIDEO)

Mesut Ozil ka kurorëzuar rikthimin e tij të shumëpritur te Arsenal me një asist të jashtëzakonshëm me thembër, në përballjen ndaj Liverpool në League Cup, ndonëse e përfunduar me suksesin e Liverpool pas ekzekutimit të penalltive 5-5 (6-5).

Mesfushori 31-vjeçar, prej kohësh jashtë planeve të trajnerit të Arsenal, Unai Emery nuk shpërdoroi shansin për të shfaqur vlerat e tij të nivelit më elitar të futbollit. Një sinjal i qartë për atë që mund të vijojë të japë për “Topçinjtë” këtë sezon.

Një gafë fatale e James Milner i mundësoi talentit të arsenal Ainsley Maitland-Niles të duelojë me portierin e Liverpool për topin që pastaj po përfundonte jashtë. Në limite, ishte pikërisht Ozil që hyri si protagonist në aksion, duke rikthyer topin në lojë dhe jo vetëm.

Ajo prekje e gjermanit me thembër u shndërrua në asist për Ainsley Maitland-Niles, që me portën e boshatisur e kishte të lehtë të dërgojë topin në rrjetë, 2-4 në favor të Topçinjve.

Related posts

ZGJEDH MES “PLESHTIT” DHE “PËRBINDËSHIT”/ Legjenda Pele: Ja pse CR7 është më i mirë se Messi

Delo.autor

Fiorentina/ Simeone: Interi nuk është në krizë

Q.Autor

ÇFARË KLASI/ Ylli Gnabry dyfishon shifrat për “Mbretërit” e Europës me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment