Futboll Seria A Sport

TRIUMFON NDAJ GENOAS ME PËRMBYJSE/ Ronaldo nderon Juventus dhe ngjitet në krye

U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë takime nga java e 10-të në Seria A, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

Juventusi fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Xhenoas, në një takim plot drithërima. Pas disa tentativave, në pjesën e parë takimi u zhbllokua nga një gol me kokë i Bonuçit nga goditja e këndit.

Gjithsesi, në minutën e 40-të, ishte Kuame, që pas një goditje ku topi iu përplas në këmbën tjetër, topi ndryshoi totalisht drejtim, dhe përfundoi në rrjetën e Bufonit.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë u munduan të shënojnë të dytin, por ekipi i ish-lojtarit të Interit, Tiago Mota, po mbrohej mirë. Ekipi i Sarrit provoi edhe në kohën shtesë, kur shënoi me Ronaldon në të 92-tën, por me VAR goli u anulua, pasi portugezi ishte jashtë loje pas pasimit të Kuadrados.

Gjithsesi, vetëm disa sekonda më vonë, vetë Ronaldo fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol po vetë, duke arritur kështu më në fund fitoren. Me këtë 3 pikësh, Juvja i rimerr vendin e parë Interit, në kuotën e 26 pikëve.

Në takimet e tjera, Roma fitoi thellë 0-4 në transfertë ndaj Udinezes, ndërkohë që fitore arriti edhe Lacio, pastër 3-0 ndaj Torinos. Fiorentina mposhti me rezultatin 1-2 Sasuolon, ndërkohë që 3 pikët mori edhe Kaljari.

Related posts

KOEMAN E KËRKON ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin holandez…

Delo.autor

I NXJERR TË PALARAT RONALDOS/ Helguera: E kthente shtëpinë në lokal nate, harbohej me dhjetëra vajza

Delo.autor

CRVENA ZVEZDA I PRISH PUNË TIRANËS/ Dy titullarët “Bardheblu” rrezikojnë Superkupën, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment