Bundesliga Futboll Sport

U GËZUA GOLIN PËR DORTMUND/ Shikoni DËMTIMIT e trajnerit Favre pas FETIMIT (VIDEO)

Dortumundi mposhti me rezultatin 2-1 Gladbahun, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Kupës së Gjermanisë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura për të dyja skuadrat, të cilat ne pjesën e dytë kërkonin me çdo kusht golin e avantazhit.

Ishte Thuram i cili shënoi në minutën e 71’ dhe i dhuroi avantazhin Gladbahut. Megjithatë avantazhi i miqve zgjati vetëm 6 minuta, pasi në minutën e 77’, Julian Brandt gjeti goli duke i dhënë barazimin Dortmundit.

Ishte përsëri Brandt, i cili në minutën e 80’, shënoi golin e avantazhit për verdhezinjtë. Pikërisht për këtë gol të shënuar nga gjermani, gëzimi ishte shumë i madh në stolin e Dortmundit.

Trajneri u gëzua shumë për këtë gol të shënuar, aq sa pësoi edhe një dëmtim gjatë festimit. Favre gjatë kërcimit për të festuar golin e ekipit të tij, pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e tij të majtë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

E PABESUESHME/ Ky është rekordi historik i Barcelonës ndeshjet e fundit

Isa.Autor

HYSAJ DREJT LARGIMIT NGA NAPOLI/ Por kapiteni i Shqipërisë bashkë me më të mirët në Serinë A

Delo.autor

DY KARTONË TË VERDHË NË 2 MINUTA/ Gjyqtari e lëshon dorën ndaj Keidi Bares, shikoni çfarë bën mesfushori (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment