Futboll Premier League Sport

PAS INCIDENTIT ME TIFOZËT E “TOPÇINJVE”/ Xhaka nuk del nga izolimi, Arsenal i ofron…

Granit Xhakës do t’i ofrohet një psikolog nga klubi i Arsenalit mes shqetësimeve për një gjendje të rënduar psikologjike të kapitenit pas incidentit me tifozët.

Pas vërshëllimave të tifozëve të “Topçinjve” në momentin e zëvendësimit në derbin me Kristal Palasin gjatë javës së fundit në Premier Ligë, mesfushori iu drejtua atyre me fjalët “Shkoni pi…” dhe hoqi fanellën i zemëruar. Trajneri Emeri e dënoi duke e lënë jashtë ndeshjes së mbrëmshme kundër Liverpulit dhe po diskutohet edhe heqja e shiritit të kapitenit.

27-vjeçari është këshilluar nga klubi që të kërkojë ndjesë për incidentin e së dielës, por Xhaka është në një moment të vështirë psikologjik dhe vijon të jetë i izoluar pas bisedimeve me trajnerin Emeri. Edhe shoku i tij i ngushtë, Patrik Dibrani, gjatë një interviste për tabloidin zviceran “Blick”, konfirmoi gjendjen e vështirë emocionale të Granitit: “Më lëndon shumë ajo që ka ndodhur. Graniti është si vëlla për mua. E kuptoj që ai nuk reagoi mirë ndaj vërshëllimave, por nëse je një tifoz i vërtetë i klubit, atëherë është si një marrëdhënie dashurie. Duhet të jesh pranë njëri-tjetrit në momente të mira dhe të këqija. Nuk duhet të vërshëllesh futbollistët e tu”.

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Çela tenton me kokë. Topi mbi tranversën e portës së “demave”

Delo.autor

ZHGËNJEN Verstappen: E shoh veten pranë fundit, kam projekte të tjera

F.autor

Roma-Liverpool/ Nis super sfida në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment