Futboll La Liga Sport

NUK BIND TRAJNERIN ZIDANE ME PARAQITJET E TIJ/ Milan dhe “Zikaltërit” interesohen për sulmuesin e Real Madrid…

Luka Joviç u transferua te Real Madridi në merkaton e verës për rreth  60 milionë euro, nga gjermanët e Aintraht Frankfurt.

Aventura e sulmuesit serb te Reali nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa u aktivizua shumë pak në fillim të kampionatit.

Megjithatë tashmë situata ka ndryshuar, pasi Zidan ka filluar t’i japë më shumë minuta futbollistit. Në merkaton e verës u fol se lojtari mund të largohej nga madrilenët, për shkak se nuk e kishte bindur trajnerin me paraqitjet e tij.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, ekziston ende mundësia që Joviç të largohet nga Reali. Milani dhe Interi po ndjekin me kujdes situatën e lojtarin në Spanjë, dhe në merkaton e janarit mund të provojnë ta afrojnë atë në ekip si huazim.

Related posts

MAZREKAJ DREJT RIKTHIMIT NË SUPERIORE/ Ja skuadra me të cilën pritet të firmosë

Delo.autor

Arena Kombëtare merr formë, FSHF-ja publikon pamjet e reja (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

PAS 5 VITESH NGA TRANSFERIMI/ Legjenda e madhe e Barcelonës kthehet te klubi “katalanas”, ja arsyja befasuese

Delo.autor

Leave a Comment