Futboll Seria A Sport

ANTONIO CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Marotta “mesazh” trajnerit: Në janar…

Fjalëve të Antonio Kontes, se Interit të tij i duhen përforcime në janar për të vijuar rrugën e nisur, në një farë mënyre i ka kthyer përgjigje administratori Bepe Marota.

Mbrëmjen e sotme, ai ka folur për rrugën që ka nisur klubi zikaltër, ndërsa dha edhe një mesazh për trajnerin. “Rruga e Interit duhet të jetë graduale. Po nisim një cikël të ri me Antonio Konten, një nga trajnerët më të mirë në qarkullim për këtë moment të Interit. Kokëfortësia e tij është një nga armët fituese. Nuk duhet të kapemi nga presioni dhe mjedisi përreth që kërkon të gjejë antagonistë. Duhet të shohim punën tonë” – deklaroi fillimisht Marota, që më tej foli edhe për merkaton –  “Periudha e janarit është e varfër, nuk ke mundësi të gjesh lojtarë të mirë. Nuk e di çfarë mund të ofrojë tregu. Lojtarët e rëndësishëm nuk janë të lirë”.

Related posts

E BUJSHME/ “El Clasico” për Haaland, gazetari italian zbulon prapaskenat e merkatos

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME BYLIS/ Trajneri Jonuz: Fillim i mirë për ekipin tim, por…

Delo.autor

Lewandowski dëshpëron tifozët e Bayernit

Q.Autor

Leave a Comment