Futboll Premier League Sport

“DITËT E MUSTAFIT KANË MBARUAR”/ “Shpërthen” legjenda e Liverpool: Zgjidhja më e mirë është…

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher beson se qendërmbrojtësi i Arsenali-t, Shkodran Mustafi, i ka ditët e numëruara në Premier League.

Duke parë dhe paraqitjen e gjermanit kundër Liverpoolit në sfidën e djeshme anglezi mendon se Mustafi do të largohet Anglia.

Në sezonin e kaluar Mustafi nuk ishte në formën e tij më të mirë çka e ka detyruar trajnerin Emery ta ulë në stol mbrojtësin.

Trajneri spanjoll i dha një mundësi ditën e djeshme në ‘Anfield’, por gjermani zhgënjeu duke shënuar një autogol ne humbjen e ‘topçinjëve’ që erdhi pas penalltive.

“Ditët e Mustafit duke luajtur në Premier League kanë mbaruar.”- deklaron Carragher për “Sky Sport”. “Ai është nga ato mbrojtës që bën gabime.

Gabimet e tij nervozojnë dhe shokët e skuadrës, duke mos luajtur lojën e tyre, por duke mbuluar gabimet e tij. Mendoj se largimi i tij do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë.”- mbyll ish-ylli i Liverpoolit.

Related posts

MODELJA SEKSI/ Alicia Verrando ndahet nga Bernardo Silva, sërish në “merkato” (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Edicioni 2018-2019, UEFA rrit shpërblimet, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

Sadik.Autor

SUPER NATA E PORTIERËVE/ Mrekulli ndaj Messit, por edhe Ter Stegen. Dinamo gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment