Futboll Sport

KËTË SEZON KEMI OBJEKTIV TITULLIN/ Flet Marotta: Do përpiqemi të bëjmë diçka në…

Inter e ka nisur në mënyrë të mirë këtë kampionat, dhe e sheh veten vetëm një pikë larg Juventusit në renditje, çka ka bërë që tifozët zikaltër të fillojnë të ëndërrojnë për titullin kampion, por Giuseppe Marotta është munduar të ulë entuziazmin.

“Këtë sezon nuk kemi si objektiv titullin kampion, por një rritje graduale dhe një përmirësim të ndjeshëm jo vetëm në lojë, por edhe në renditje e pikë të grumbulluara. Kemi planifikuar një rritje graduale të skuadrës nga sezoni në sezon, pro natyrisht që nëse në fund do të jemi në garë për titull, atëherë pse të mos e provojmë”, tha Marotta.

Në përfundim të dy ndeshjeve të fundit Antonio Conte ka përsëritur ankesën për organikë të reduktuar, ndërsa vetë Marotta ka pranuar se merkatoja e dimrit nuk ofron shumë mundësi, por njëkohësisht ka premtuar se do të tentohet të kënaqet trajneri.

“Është normale që për të garuar denjësisht në tre kompeticione, siç duam të bëjmë ne, duhet të kemi një organikë të kompletuar dhe në këtë pikë trajneri ka të drejtë, Ne do të provojmë të bëjmë diçka në janar, ndonëse ky sezon merkatoje nuk ofron shumë mundësi. Megjithatë mund të them se në mesfushë kemi nevojë për më shumë numra”, u shpreh drejtuesi zikaltër.

Related posts

MILANI PENDOHET/ Sevilla bën planin për të blerë “pasardhësin” e RONALDOS

Isa.Autor

Tifozët e Milanit ëndërrojnë/ Milinkoviç-Saviç në pushime me kapitenin e “djallit”

Isa.Autor

AKSIDENTI TRAGJIK/ Ndërron jetë në moshë shumë të re sportisti shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment