Futboll Sport

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Mendohej se Zinedine Zidane mund ta linte pushim Casemiron të mërkurën, në ndeshjen e Realit kundër Leganesit.

Por në fakt, mesfushori brazilian u aktivizua dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes që “galaktikët” fituan 5-0.

Kjo e ndihmoi brazilianin të ruante një rekord këtë sezon. Ai ka luajtur çdo minutë, përfshirë edhe ato me kombëtaren e “Seleçaos”.Zidane tregoi edhe njëherë se Casemiro mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm.

Ai ka startuar titullar në çdo ndeshje të Realit këtë sezon dhe pavarësisht avantazhit të thellë ndaj Leganesit, tekniku nuk e kurseu as disa minuta në pjesën e dytë. Casemiro e mbylli ndeshjen me 12 topa të fituar, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Arsenal triumfon falë Lacazette, fitore fantastike për Leeds

Delo.autor

PEZULLIMI I HIGUAIN/ Ministri i Brendshëm ITALIAN: Shpresoja ta DËNONIN më shumë SEPSE…

Isa.Autor

Valverde flet pas 2 muaj heshtjeje: Ja çfarë i mungon Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment