Futboll Sport

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Mendohej se Zinedine Zidane mund ta linte pushim Casemiron të mërkurën, në ndeshjen e Realit kundër Leganesit.

Por në fakt, mesfushori brazilian u aktivizua dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes që “galaktikët” fituan 5-0.Kjo e ndihmoi brazilianin të ruante një rekord këtë sezon. Ai ka luajtur çdo minutë, përfshirë edhe ato me kombëtaren e “Seleçaos”.

Zidane tregoi edhe njëherë se Casemiro mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm.

Ai ka startuar titullar në çdo ndeshje të Realit këtë sezon dhe pavarësisht avantazhit të thellë ndaj Leganesit, tekniku nuk e kurseu as disa minuta në pjesën e dytë.

Casemiro e mbylli ndeshjen me 12 topa të fituar, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Jesse Lingard: Për pak sa nuk e bëra në “BREKË” kur Ferguson…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “Euro 2020” në rrezik, ja qëndrimi i UEFA-s!

Delo.autor

Marotta: Allegri është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim!

Q.Autor

Leave a Comment