Futboll Seria A Sport

“PËR TË ARRITUR CHAMPIONSIN DUHET BESIM”/ Flet trajneri Pioli: Ajo që bëri Suso ndaj Spalit…

Fitorja ndaj Spalit ka rikthyer besimin e Milanit, që nesër në mbrëmje do të përballet me Lacion në “San Siro”. Një sfidë delikate kjo për kuqezinjtë dhe trajnerin  Pioli, që do të ketë përballë ish-skuadrën. Tekniku  ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen e nesërme dhe gjithashtu i ka thurrur elozhe Susos.

Suso dhe ekipi? “Ne kemi mundësinë për të ndryshuar sezonin, me vetëbesim shpresoj që mund t’ia dalim. Ajo që ka bërë Suso është sinjali i një ekipi që dëshiron të përpiqet të përmirësohet. Nuk ka rëndësi kush luan, ai që do jetë në fushë duhet të sakrifikojë për shokët dhe kështu Liga e Kampionëve është e mundur”.

Lacio? “Unë mendoj se Lacio është një ekip shumë i fortë, formacioni i parë mund të luajë për të fituar me këdo. Ka të ndërthurur fizikalitetin dhe cilësinë, ne duhet t’i përgjigjemi me fizikalitet, edhe nëse ne kemi më pak, dhe padyshim cilësi. Nuk mund të fitojmë duke  luajtur pistë dhe fortë. Ne duhet të vendosim dhe cilësinë”.

Lojtarët dhe pozicionet? “Unë përpiqem t’i vendos lojtarët në kushtet më të mira për të shprehur më mirë cilësinë dhe potencialin. Unë përshtatem shumë me karakteristikat e lojtarëve, përpiqem që gjithmonë t’i vendos ata në një pozitë për të luajtur në maksimumin e tyre”.

Related posts

DY GOLA PËR DY MINUTA/ Skuadra e Kategorisë së Parë përmbys Bylisin në miqësore

Delo.autor

SUPERDUELI I TITANËVE/ Akuza e RËNDË nga Fury: Gjyqtarët më HOQËN titullin

Isa.Autor

MOMENTE PANIKU/ Djaloshi që mbledh topat e tenisit bie pa ndjenja në turneun “Australian Open” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment