Futboll Sport

“KY KOMPETICION VRET ËNDRRAT NË FUTBOLL”/ Trajneri italian: Ju tregoj mendimin e parë kur mora vesh për Super League

Në lidhje me krijimin e Superligës Europiane ka reaguar edhe trajneri i njohur italian Claudio Ranieri. Ky i fundit njihet për mrekullinë e bërë me Leicester Cityn, që u shpall kampion i Premier League pak vite më parë, edhe pse ishte një ekip i ndërtuar për mbijetesë.

Pikërisht me këtë mrekulli e lidh Superligën Europiane Ranieri, sipas të cilit, ky kompeticion vret ëndrrat në futboll. Trajneri aktual i Sampdorias u shpreh se gjëja e parë që mendoi kur mori vesh krijimin e Superligës Europiane, ishte mrekullia e arritur me Leicesterin.

“Kur mësova për krjimin e Super League, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte mrekullia e arritur me Leicesterin. Kjo është bukuria e futbollit, që edhe një klub i vogël të ëndërrojë që të bëhet i madh, por disa me sa duket nuk e kuptojnë diçka të tillë”, përfundoi Ranieri.

Related posts

FITORJA NDAJ NEWCASTLE/ Van Dijk urdhëroi Shaqirin: Gjuaje ti goditjen e dënimit, jo Arnoldi (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Suedi-Poloni në “Gazprom Arena”. Rezultati 3-2

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Habit Guardiola: FUSHA E KEQE i dha fitoren Man City

Isa.Autor

Leave a Comment