Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Bologna-Inter. Rezultati 1-1

Interi do të tentojë ta marrë kreun e tabelës së Serisë A të paktën për disa orë, para se Juventusi ta zhvillojë ndeshjen e vet në kuadër të javës së 11-të, me fitore ose barazim kundër Bolognas.

Bologna do ta presë skuadrën e Interit të drejtuar nga Antonio Conte në stadiumin “Renato Dall’Ara”, në orën 18:00, në kuadër të xhiros së 11-të të sezonit 2019/20 të Serisë A.

Pasi e fitoi ndeshjen e xhiros së fundit kundër Brescias, Interi do të tentojë të vazhdojë edhe sot me të njëjtin hap në ndeshjen kundër Bolognas, që së fundi pësoi disfatë kundër Cagliarit.

Përderisa Interi nuk ka pësuar disfatë që katër ndeshje, që nga disfata kundër Juventusit, Bologna s’ka arritur ta mbajë portën e paprekur që pesë ndeshje.

 

 

LIVE/ Bologna – Inter 1-1

 

 

MINUTA 75/ Inter barazon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 59/ Bologna kalonë avantazh me golin e shënuar nga Roberto Soriano.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

JUVENTUS E NXJERR NË ANKAND/ “Zonja e Vjetër” vendos çmimin për Higuain

Delo.autor

Koment nga gazetari serb: Zemërimi i serbëve ndaj festimeve të futbollistëve shqiptarë është hipokrit

Sadik.Autor

U KUALIFIKUA NË EURO 2020/ Sheshoi grindjet dhe zëvendësoi edhe shoferin e autobusit, ja si Kooman e rilindi Holandën

Delo.autor

Leave a Comment