Futboll Kategoria Superiore Sport

“PA DASHUR TË BËJ POLEMIKA”/ Ansi Agolli: Qarabag ishte superior….

Dhjetë vite me Karabakun e kanë bërë Ansi Agollin që të jetë një pjesëtar i familjes. Kështu e cilësoi trajneri Gurbanov në konferencën për shtyp ish-kapitenin e Kombëtares. Mirëpo, pavarësisht se bashkë me të në ekipin Kombëtar ka qenë edhe Alban Hoxha, kapiteni i të kuqve deklaroi para ndeshjes se nuk e kanë pyetur dhe nuk do të merrnin mendimin e ish-lojtarit të Tiranës.

Arsyeja? Sipas Hoxhës, Agolli i do shumë azerët dhe nuk do të tregonte të vërtetën rreth situatës së tyre .Ansi e komenton edhe këtë moment. Sigurisht, pa dashur të bëjë polemikë, por ngacmon jo pak me të vërtetën dhe diferencën që ka mes dy klubeve, Partizanit dhe Karabakut.

Agolli, si ju duk ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabakut?

Ishte pak a shumë ajo që kemi thënë edhe para se të luhej. Karabaku ishte superior në qarkullimin dhe zotërimin e topit. Dominant. Ndërsa Partizani u tregua i kujdesshëm në mbrojtje. Jo vetëm kaq, por bëri lojën me kundërsulme. Tani ka një ndeshje tjetër që do të luhet në Baku.

Çfarë i mungoi Karabakut sipas jush?

Personalisht m’u duk pak a shumë si ndeshja e një viti më parë ndaj Kukësit. Për mendimin tim, Karabakut nuk i mungoi asgjë. Kjo skuadër kështu luan gjithmonë. Ka të njëjtin sistem loje, përballë cilitdo kundërshtari. Mund edhe të kishte fituar, pasi rastet ishin. Por, për nga mënyra e lojës, Karabaku bëri atë që bën gjithmonë. Kështu luan.

Karabaku ishte më i dobët apo më i fortë se një vit më parë?

Them se nuk mund të japësh një mendim konkret që tani. Kanë kaluar vetëm 90 minuta. Ishte ndeshja e parë e këtij sezoni dhe është shumë herët për të bërë krahasime me të shkuarën apo për të dhënë një vlerësim mbi skuadrën. Megjithatë, për një gjë jam shumë i sigurt, se sado lojtarë që të ndërrojë kjo skuadër, sistemi mbetet i njëjtë dhe ekipi do të luajë në çdo moment futboll argëtues.

Si e lexoni barazimin pa gola, ishte një sukses për Partizanin?

Unë mendoj se është i tillë për të dyja. Për Karabakun sepse luante në transfertë dhe nuk pësoi gol. Dhe në kompeticione të tilla, të mos pësosh gol është primare, sidomos kur luan jashtë fushe. Por edhe për Partizanin gjithashtu, pasi po luan ndaj një kundërshtari të fortë dhe që ka shumë eksperiencë në kompeticionet europiane.

Në konferencën para ndeshjes, Alban Hoxha, bashkëlojtar me ty në Kombëtare në vitet e fundit, u shpreh se nuk ju pyet për informacione duke qenë se ju e doni Karabakun dhe nuk do i tregonit. Komenti juaj?

Nuk besoj se Ansi ka ndonjë informacion sekret për Karabakun dhe nuk ia tregon njeriu (qesh…). Mjafton të hapësh internetin dhe të klikosh “Qarabag fc” dhe gjen çdo ndeshje apo çdo informacion për këtë skuadër, që nga punëtori i fushës apo shoferi i autobusit, e deri te lojtari më i ri që ka firmosur me këtë ekip.

Related posts

SURPRIZË PËR 1 QERSHORIN/ Kombëtarja viziton Shtëpinë e Foshnjes në Durrës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

ESPANYOL – BARCELONA/ Barça synon të forcojë kreun në La Liga (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

“Ju nga GJAKOVA jeni të frikshëm”/ CANA tregon se si u TREMB Etrit BERISHA pasi e preku padashje në…

Isa.Autor

Leave a Comment