Futboll Sport

E CILËSOI VETEN “FERRARI”/ Klubi MLS ironizon Zlatan Ibrahimovic, ja deklarata “thumbuese”

“Më duket vetja si një Ferrari mes shumë makinave FIAT”. Këto ishin fjalët e Zlatan Ibrahimoviç pak javë më parë, kur deklaronte se ai ishte shumë më superior sesa futbolli në Amerikë dhe rivalët e tij. Kjo frazë e gjigandit suedez nuk i kanë pëlqyer ekipeve të tjera të cilat nuk kanë humbur rastin për të thumbuar suedezin me mundësinë e parë që u është shfaqur.

DC Junajtid, menjëherë pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Los Anxhelos Galaksi të sulmuesit suedez, nuk i ka rezistuar tundimit për ta ironizuar publikisht në rrjetet sociale.

Ata postuan një foto ku shfaqej një makinë Ferrari e bllokuar e cila po tërhiqej në një karrotrec, ndërsa përkrah saj ishte pikërisht Ibrahimoviç. “E urren ta shohësh…”, ishte mesazhi i klubit që shoqëronte këtë foto, e cila me siguri shumë shpejt do të marrë përgjigje nga Ibrahimoviç.

Related posts

Zyrtare, Mark Hughes emërohet trajner i Southamptonit

Q.Autor

Dita e parë e si bardhezi, Ronaldo tërbon plakat. Tifozët e gdhinë në trotuar, ja batuta me Alegrin

Isa.Autor

JUVENTUS ZHGËNJYES/ Ndaj Venezia-s barazimi i katërt radhazi, tifozët vërshëllejnë skuadrën dhe “përplasen” me Vlahoviç

F.autor

Leave a Comment