Futboll Sport

E BUJSHME/ Matthijs De Ligt: Penalltia? Kisha dorën e…

Matthijs De Ligt më në fund është shfaqur vendimtar për Juventusin, duke shënuar një gol të rëndësishëm që i dha suksesin në derbi, një festë dyfish për mbrojtësin që kishte qenë gjatë në epiqendër të kritikave.

“Jam shumë i lumtur, fillimisht sepse ndeshja ishte shumë i rëndësishëm pas fitores së Interit. Pastaj goli e bëri special” tha De Ligt i cili nuk mund të mos komentonte episodin e diskutueshëm të pjesës së parë të sfidës, atë prekje të topit me dorë në zonë.

“Kisha dorën e ngjitur me trupin. Kisha dorën kështu dhe nuk ishte penallti”, tha ai para kamerave duke mbajtur dorën të ngjeshur me trupin e argumentuar atë situatë që është përsëritur shpesh kohët e fundit.

“Kur arrin në një klub të ri, duhet të përshtatesh. Mendoj se ka shkuar mirë dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë dhe ndjej se po rritem ndeshje pas ndeshje. Raporti me Ronaldo e Higuain? Shumë i mirë, janë shok skuadre shumë të fortë që të flasin shumë, Pastaj sot Higuain më dha edhe asistin”, tha mbrojtësi pas përfundimit të sfidës.

Related posts

KRITIKON ASHPËR YLLIN HARRY KANE/ Roy Keane: Thjesht shëtit fanellën, një hije që ecën në këmbë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet, prezanton ish-mesfushorin e Skënderbeut…

Delo.autor

INTER-MILAN/ 172 përplasje midis dy klubeve në Serie A. Ja statistikat…

Delo.autor

Leave a Comment