Futboll Seria A

Mandzukic: Me Allegrin do t’i fitojmë të gjitha…

Mario Mandzukic flet shumë pak për shtypin, por kur e bën diçka të tillë është shumë i qartë në atë që thotë. “Allgeri? Eshtë një nga trajnerët më të mirë të Europës dhe rezultatet flasin qartë, – deklaroi sulmuesi. – E tregon diçka të tillë me punën që bën dhe jam i lumtur që unë mund të punoj me të. Eshtë dikush që di të dëgjojë ankesat e futbollistëve. Do të synojmë edhe këtë vit që të fitojmë gjithçka të mundshme. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne luajmë gjithmonë për të fituar në çdo veprimtari ku marrim pjesë.”

Foto LaPresse

Mandzukic nuk preferon të fshihet. Brenda dhe jashtë fushës së lojës. Dëshiron gjithmonë të fitojë dhe vihet në shërbim të skuadrës. “Më pëlqen të marrë përgjegjësitë e lojës dhe jam shumë i kënaqur kur më besojnë detyrua të tjera veç atyre që më takojnë sepse më jep mundësinë të përmirësohem dhe të ndihmoj shokët e ekipit. Unë besoj se kam energjitë për të mbuluar çdo rol që më kërkohet. Roli në të cilin po luaj tani më pëlqen se krahas detyrave në shërbim të ekipit nuk heq dorë nga sulmi.”

Image result for mario mandzukic

Më pas nuk mungon një koment në lidhje me luftën e fortë me Napoli për titullin kampion: “Më pëlqen shumë loja dhe organizimi i skuadrës së Sarri, një trajner që është shumë i përgatitur. Luajnë mirë në sulm, shënojnë shumë dhe kanë ditur të shfrytëzojnë në favor faktin se kanë ndryshuar pak gjëra në këto vite, duke çimentuar shumë grupin.” Në fund, Champions League: “Në fillim mendojmë për ndeshjen kundër Fiorentina dhe nëse luajmë mirë me siguri që do të shkojmë në mënyrën më të mirë në përballjen me “spërsat”.

Related posts

FOTO E TRUPIT TË EMILIANO SALA?! Policia nis kërkimin se kush e ka hedhur në rrjetet sociale

F.autor

NUK KA QETËSI NGA DËMTIMET TEK TIRANA/ Ja 3 lojtarët që nuk janë stërvitur me ekipin

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Marseille e kontaktoi, ish-trajneri i Juventus refuzoi propozimin e klubit francez

Delo.autor

Leave a Comment