Futboll Sport

SKANDALI/ Presidenti i Federatës Letoneze lëshon “bombën”: Dukej qartë, lojtarët nuk reaguan si profesionistë

Barazimi 3-3 mes Luftëtarit dhe Ventspilsit, duket se do të marrë përmasa gjigande, pasi shumë ekspertë bastesh, njerëz nga bota e sportit e madje edhe presidenti i Federatës Letoneze të Futbollit, kanë shprehur shqetësim për atë që u pa në “Elbasan Arena”.

Presidenti Kaspars Gorksh, ka dhënë një prononcim për “sportacentrs.com”, në lidhje me atë që pa në ndeshjen e Ligës së Europës. Ai shprehet se pa një neglizhim nga mbrojtësit dhe se dukej qartë që ajo ndeshje është e dyshimtë. Gorksh ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me të gjithë, në mënyrë që të zbulohet e vërteta dhe që të parandalohen “pazaret” për ndeshjet.

“Për momentin, në UEFA nuk është dorëzuar asgjë. Nuk ka dyshim për faktin se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sa më afër me çdo organizatë për të shqyrtuar drejtësinë e lojës, për të shkëmbyer informacion dhe për të inkurajuar përdorimin e sanksioneve të mundshme ndaj atyre që janë përgjegjës.

Ndeshja Luftëtari-Ventspils? Nëse unë kam për të shprehur mendimin tim subjektiv, kjo ndeshje dhe sidomos veprimet të lojtarëve të ekipit vendës duket qartë e dyshimtë. Për shumë vite kam qenë mbrojtës dhe e di se në disa episode lojtarët sigurisht nuk kanë vepruar si profesionistë. Edhe gjuha e trupit të lojtarëve tregoi mungesë të vetë-motivimit. Nuk është sekret që të diskutosh para ndeshjeve është një goditje e madhe në sportet e sotme, veçanërisht në futboll.

Deri tani, ne nuk kemi marrë ankesa, parashtresa apo raporte të UEFA-s për ndeshje të dyshimta në kampionatin e Letonisë. Megjithatë, ne mbledhim dhe analizojmë të gjithë informacionin në dispozicion, si dhe mbajmë parasysh zhvillimet e fundit në këtë fushë. Ne ftojmë të gjithë të raportojnë tek “FLF” për çdo veprim që synon manipulimin e rezultateve të ndeshjeve. Çdo informacion mund të jetë i dobishëm dhe do të vihet në veprim në mënyrë që të sillet para drejtësisë”, ishin fjalët e presidentit.

Related posts

FLAMURATORI-BYLIS/ Penallti për miqtë! Vlonjatët protestojnë, por Hidi nuk gabon shënjestër (VIDEO)

Delo.autor

Arrihet marrëveshja për Aubameyang, gati transferimi te Arsenal për 60 milionë euro

Q.Autor

Messi kryeson me 180 mln euro, befasojnë De Bruyne dhe Dybala

Sadik.Autor

Leave a Comment