Futboll Gossip Sport

NJË VRASJE MISTERIOZE/ Parukieri i Ronaldos gjendet i masakruar në një dhomë hoteli

Ricardo Marques Ferreira, parukieri i shumë yjeve, mes të cilëve edhe Cristiano Ronaldos, është gjetur i vdekur në mënyrë misterioze në një hotel në Zyrih.

Ai është gjetur nga pastruesja e dhomës, e cila është shokuar nga pamjet.

Portugezi që jetonte prej dy vitesh, ishte goditur disa herë me thikë.

Ai e kishte prenotuar për një javë dhomën e hotelit, ndërkohë që pastruesja që gjeti trupin e pajetë e përshkroi pamjen si që gjeti si “makabre”, pasi gjaku ishte shpërndarë kudo, ndërkohë që dhoma qelbej nga era e alkoolit.

Para vrasjes, klientët që ishin ngjitur me dhomën e parukierit portugez ishin ankuar për zhurma.

Pak orë pas vrasjes, policia zviceriane ka arrestuar si të dyshuar një brazilian 39-vjeçar.

Për momentin nuk ka shumë të dhëna për vrasjen.

Related posts

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Kosovë-Lituani. Rezultati 4-0

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ TIRANËS/ Sulmuesi Bardhi: Nuk po e lëviznim topin në mbrojtje, është pika kyçe ku mund të…

Delo.autor

VAZHDON “LUFTA” ME POLEMIKAT/ Pique: Ja strategjia e Real Madridit kur sulmon arbitrat

Delo.autor

Leave a Comment