Bundesliga Futboll Sport

U SHKARKUA NGA BAYERN MUNICH/ Tekniku Kovac fiton respektin e të gjithëve me fjalët e lamtumirës

Bayern Munich i dha fund zyrtarisht mbrëmjen e të dielës bashkëpunimit me Niko Kovac. Trajneri kroat u shkarkua pas humbjes së rëndë që pësuan dje bavarezët 5-1 në Frankfurt.

Pas vendimit të Bayernit, Kovac ka falënderuar klubin për këtë kohë që ishte në krye të tij dhe i ka uruar fat në të ardhmen.

“Unë dhe vëllai im Robert duam të falënderojmë Bayernin për këto 18 muaj. Gjatë kësaj kohe, ekipi ynë ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën. Kemi kaluar mirë. I urojlojtarëve dhe ekipit më të mirat”, ka thënë Kovac.

Kroati u zgjodh trajner i Bayernit në vitin 2018 dhe kishte një kontratë 3-vjeçare, por që sot u ndërpre në mes.

Related posts

E PAPRECEDENTË/ 18 futbollistë të gjigantit argjentinas dalin me Covid-19

Delo.autor

E FUNDIT/ Ronaldo kontakton Ancelottin, zbulohet arsyeja e bisedës me palëve

Isa.Autor

SUPERKUPA E ANGLISË/ Çahet barriera e Arsenal, Minamino rihap sfidën mes protestave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment