Bundesliga Futboll

Bayern Munchen ka një ndjekës të ri në Bundesligë

Leipzig rimerr momentalisht vendin e dyte ne Bundesligë. Skuadra nga lindja e Gjermanisë mposhti në “Red Bull Arena” Augsburgun, duke u hakmarrë edhe për atë humbje në takimin e fazës së parë.

Trajneri Hassenhutl e nisi me dy lojtarë në repartin e avancuar, Yousouf Puolsen dhe Timo Werner, ndërsa takimi ndryshoi shumë shpejt rrjedhë dhe në minutën e 17-të demat kaluan në avantazh me autor Dayot Upamecanon.

Mbrojtësi francez u tregua i shpejtë për të dërguar në rrjetë një top të kthyer nga portieri Hitz, pas goditjes fillestare të Puolsen.

Augsburgu e pati të vështirë të reagonte dhe në pjesën e dytë ishte sërish Leipzigu që rrezikoi në disa raste me Bruman e Werner.

Goli i sigurisë për demat erdhi nëpërmjet një goditjeje standarde të Naby Keitasë, në minutën e 70′. 22-vjeçari nga Gunea i dha harkimin e nevojshëm topit, pavarësisht se në këtë rast është evidente përgjegjësia e portierit Hitz.

Nënkamponët e Gjermanisë iu afruan edhe golit të tretë kur një goditje e Puolsen u devijua në këndore nga gardiani zviceran i Augsburgut.

Takimi nuk pati më histori, me Leipzig që siguron maksimumin e pikëve në sfidën hapëse të javës së 22-të, në kampionatin gjerman, fitore që i rikthen disi moralin ekipit të Hassenhutl, pas disfatës ndaj Freiburgut dhe barazimit me Hamburgun.

Related posts

“L’Equipe” zbulon lojtarin që CR7 kërkon tek Juventus

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK “PARZIENËT”/ Aventura e trajnerit Pochettino tek PSG nis në malore, thuajse një ekip në infermieri

Delo.autor

DJALOSHI I REKORDEVE/ Ylli i Juventus vendos tjetër rekord, këtë herë me kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment