Futboll Seria A

Mediat italiane: Dybala do të largohet në fund të sezoni për këtë arsye

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit. Kjo është bomba e merkaton e hedhur nga revista “Chi”. Sipas të përjavshmes italiane, sulmuesi nuk e ka rinovuar qiranë e shtëpisë luksoze që ka në Torino. Në bazë të këtij vendimi duket se është pikërisht dëshira e “Joya”-s për të ndryshuar skuadër në përfundim të këtij sezoni. Sipas “Chi” ai ka zgjedhur edhe ekipin e tij të ardhshëm: Barcelona.

Sezoni i Dybala ka filluar shumë mirë, por më pas lojtari ka pësuar një rënie të papritur të rendimentit, aq sa ka bindur Allegri-n ta lërë në stol. Situata është përkeqësuar nga dëmtimet që nuk e kanë lënë të luajë me vazhdimësi. Kështu, Dybala mund të ketë vendosur të pranojë ofertën e Barcelona-s dhe të ndryshojë ambient shumë shpejt. Për momentin, ai ka një muaj që është ndalur nga një dëmtim dhe po punon për t’u rikthyer.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Sarri zbulon klubin e ardhshëm të Higuainit

F.autor

BOMBASTIKE/ Rossella Fiamingo nuk di të përdorë vetëm… SHTIZËN (FOTO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Kukësi në kolaps total, largohet një tjetër titullar i verilindorëve

Delo.autor

Leave a Comment