Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN ME ROMËN/ Derbi i madoninës synojnë të marrin në janar mbrojtësin…

Kris Smolling po kalon një formë shumë të mirë në Serinë A, ku luan i huazuar te Roma nga Mançester Junajtid.

Mbrojtësi anglez i ka bindur drejtuesit e Romës, për të marrë përfundimit kartonin e lojtarit dhe kanë nisur kontaktet me Junajtid.

Verdhekuqtë kanë ofruar 15 milionë euro për ta marrë përfundimisht futbollistin, por kjo ofertë është refuzuar nga “Djajtë e Kuq”. Pikërisht nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë dy ekipe të tjera italiane.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, Milani dhe Interi po e ndjekin me kujdes situatën, dhe do të provojnë ta transferojnë lojtarin në merkaton e ardhshme.

Megjithatë Roma nuk dëshiron ta humbasë lojtarin, dhe shpreson që të arrijë një marrëveshje me Junajtid sa më shpejt të jetë e mundur.

Related posts

AS RONALDO DHE AS MESSI/ Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja pse dështoi transferimi i Angel Correas tek Milan

Delo.autor

KATËR JAVË PA SHËNUAR/ Vllaznia ndanë në “paqe” pikët me Luftëtarin

Delo.autor

Leave a Comment