Futboll Premier League Sport

JANË TË DETYRUAR TË LUAJNË 2 NDESHJE NË 48 ORË/ Liverpool gjen zgjidhjen e çuditshme, ja vendimi që merr

Diçka e çuditshme po ndodh me Liverpulin, pasi janë të detyruar të luajnë dy ndeshje në dy ditë, respektivisht në 17 dhe 18 dhjetor.

Në datën 17 dhjetor është planifikuar që Liverpuli të luajë përballë Aston Vilës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën Karabao.

Megjithatë 24 orë më pas, të kuqtë duhet të luajnë në Katar, ndeshjen e gjysmë-finales në Kupën e Botës për Klube. Tashmë është marrë vendimi, dhe Liverpuli do të luajë me dy formacione të ndryshme në këto ndeshje.

Klop ka vendosur që të niset me një pjesë të skuadrës drejt Lindjes së Mesme, dhe disa lojtarë të tjerë që kanë pasur më pak minuta në dispozicion, do të qëndrojnë në Angli, për tu përballur me Aston Vilën. Dy ndeshje në dy ditë, me dy ekipe të ndryshme, diçka shumë e veçantë të cilën do ta shohim për herën e parë nga Liverpuli.

Related posts

Suso-Milan, këtë lajm po e presin të gjithë tifozët “Kuq e Zi”

Sadik.Autor

Dënimi i Skënderbeut, Erjon Braçe bën ironi në “Instagram”

Sadik.Autor

SULMUESI ANGLEZ/ Liverpuli është si e DASHURA, që pasi e lë, e kupton se e doje shumë

Isa.Autor

Leave a Comment