Futboll Seria A Sport

HARRON HUMBJEN NDAJ DORTMUND/ “Zikaltërit” shesin për 18 milionë euro “dështakun” më të madh të viteve të fundit…

Edhe pse në avantazhin e dy golave, në fund Interi u mund 3-2 nga Dortmundi duke nderlikuar shumë kualifikimin për në raundin tjetër të Champions League. Pas zhgënjimit të mbrëmshëm, sot ka ardhur një lajm i madh për klubin zikaltër.

Lokomotiva e Moskës ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Joao Marios, i cili u huazua tek ekipi i drejtuar nga Yuri Semin gjatë merkatos së verës.

Portugezi ka gjetur veten në Rusi dhe madje është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor. Kampioni i Europës ka bindur rusët, të cilët do të blejnë përfundimisht kartonin e 26-vjeçarit. Kjo do të thotë që në arkën e Interit do të shkojnë plot 18 milionë euro.

Joao Mario ishte kthyer në një problem të madh për zikaltrit, pasi jo vetëm që nuk bindi në Itali, por edhe huazimi në Premier League rezultoi dështuar, ndërsa tani duket se ka rilindur në kampionatin rus.

Related posts

“BARCELONA? PAS MESSIN DUKEJ SI PA SHPIRT”/ Rummenigge tregon bisedën me CR7: Më tha se po stërvitem për…

Delo.autor

Ishte pjesë e Tiranës, lojtari afrikan pranë firmës në Zambia

Sadik.Autor

Federico Pastorello: Rinovimi i Candreva-s së shpejti, Malcom…

Sadik.Autor

Leave a Comment