Futboll Kategoria Superiore Sport

DITA ZGJAT MË PAK/ Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të luhen takimet

Ndryshimi i orës të dielën e fundit të tetorit, ka bërë që edhe dita të shkurtohet në vendin tonë, e për pasojë kjo ndikon edhe tek ndeshjet e kampionatit.

Për shkak se dita zgjat më pak, dhe errësohet më shpejt, ndeshjet në Kategorinë Superiore të programuara të luhen në orën 14:00, do luhen gjysmë orë më parë, pra në 13:30.

Kështu, ditën e shtunë, takimet mes Bylisit e Skënderbeut dhe Luftëtarit e Teutës, si dhe të dielën, takimi mes Laçit e Kukësit, do të nisin nga ora 13:30.

Ndërkohë, edhe Flamurtari me Partizanin do luhet 30 minuta më herët. Kështu, takimi në Vlorë do nisë në orën 16:30 ditën e dielë, dhe jo në 17:00. Më poshtë, axhenda e plotë e javës së 12-të.

JAVA 12

E PREMTE

Tirana-Vllaznia 18:00

TË SHTUNËN

Luftëtari-Teuta 13:30

Bylisi-Skënderbeu 13:30

TË DIELËN

Laçi-Kukësi 13:30

Flamurtari-Partizani 16:30

Related posts

DËNIM I RËNDË/ UEFA pezullon finalisten e Europa League për një sezon

Isa.Autor

UEFA KA GATI PLANIN/ Champions League ndryshon tërësisht format. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

CROTONE-JUVENTUS/ Pas një pasimi nga Chiesa, Sulmuesi Morata rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment