Futboll Sport

KËRKIMET VAZHDOJNË/ Shoku i Canës dhe Lenjanit, “kanarina” Sala në fluturimin fantazmë (FOTO)

“Jam një djalë i qetë, që dashuron të qëndrojë në familje. Në stërvitje jam i përqendruar dhe sakrifikohem por pasi mbyll punën, përpiqem të shkëputem me futbollin dhe të bëj gjëra të tjera për të relaksuar mendjen”. Quhet Emiliano Sala dhe është 29 vjeç po prej mbrëmjes së ditës së hënë, nuk ka më asnjë informacion mbi të. Nuk ka ndërruar shtëpi, nuk është arratisur, thjesht u ngjit në një avion të mallkuar, me ëndrrat për të provuar Premier League, pas firmës me Cardiff City, që e priste për të bërë prezantimin dhe nisur stërvitjet.

Nuk mund të largohej pa përshëndetur shokët e skuadrës në klubin ku ka kaluar 3 vjet dhe ku nisi të shkëlqejë, mes golave dhe rendimentit, aq sa ra në sy pikërisht në ishullin e futbollit, aty ku edhe skuadrat e mesme ose të vogla i lejojnë vetes një investim 17 milionë euro. Kaq ishte shuma që Cardiff duhet të paguante te Nantes…

Por, italo-argjentinasi, i lindur përtej Oqeanit, ai që lexonte libra policor, xhironte në qendrën e Nantës dhe shijonte perëndimin e diellit me ndonjë gotë verë, duke biseduar edhe me miqtë e tij, është zhdukur dhe askush nuk e di se ku dhe se si…

Ishte nëntori i vitit të shkuar dhe në një intervistë të dhënë për mediet franceze, rrëfente jetën e tij. Tifoz i Indipendientes dhe Batistutën si idhull, Sala është rritur në Kordoba, në Akademinë e Proyector Crecer, klub satelit i Bordeaux, që në moshën 20 vjeç e mori në Francë.

Në fillim e xhiroi te Orleans (divizioni i tretë), më pas te Niort (ligue 2) përpara se të debutonte në kampionatin Ligue 1 (2014-2015) me fanellën e zhirondinëve që më pas e shitën te Caen. Aty u dallua nga Nantes që në verën e vitit 2015 e bleu duke e blinduar me kontratë 5 vjeçare: 48 gola dhe 13 asiste në 133 ndeshje të zhvilluara, ku është stërvitur edhe nga Claudio Ranieri.

Dy shokë skuadre tepër të njohur për shqiptarët. Bëhet fjalë për ish-kapitenin Lorik Cana, dhe mesfushorin e mbrotjësin e krahut, Ermir Lenjani. Periudha kur të dy vishnin fanellën e “kanarinave”.]

Cana dhe Lenjani u larguan, Sala vijoi “detyrën”: 12 gola në 19 ndeshje këtë sezon, aq sa mjaftuan për të bindur Cardiff për të shpenzuar 15 mln sterlina duke “e marrë” në Premier me 3 vjet e gjysmë kontratë. Roberto Mancini, trajneri i Italisë, po e ndiqte për ta marrë te Italia, pasi me origjinë italiane, edhe pse i lindur në Argjentinë (oriund).

Një djalë shembullor, i qeshur dhe serioz atëherë kur duhej. Shpresat sa vinë e zbehen për mbijetesën e tij, por sigurisht deri sa lutjet të vazhdojnë dhe deri sa fakti të japë “dritën jeshile” për tragjedinë, Emiliano Sala, “kanarina” e Nantës, mund të themi se është ende “në fluturim”.

Related posts

TRANSFERTA E BUJSHME/ Juventusi interesohet për yllin e Fiorentinës, në “luftë” dhe 4 skuardra të mëdha

Isa.Autor

KOMPLEKS SPORTIV MODERN/ Shikoni projektin e klubit shqiptar për stadiumin e ri (VIDEO)

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Aaron Ramsey mesazh Sarrit: Zgjodha numrin 8 sepse… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment