Futboll Sport

CRISTIANO ISHTE I INATOSUR/ Sarri shpjegon pse e zëvendësoi Ronaldon

Maurizio Sarri është i lumtur me fitoren që mori Juventusi në Rusi, ku besoi deri në fund, por e pranon se ndaj Lokomotivës nuk ishte një nga paraqitjet më të mira të “Zonjës”.

Tekniku foli për mikrofonët e “Sky” pas ndeshjes, ku shpjegoi pse e zëvendësoi Ronaldon.

“Nuk ishte një nga performancat tona më të mira. I dhamë mundësi Lokomotivës të kundërsulmonte rrezikshëm. Gjatë pjesës së parë, ishim shumë të hapur kur humbnim topin, dhe rrezikonim kur kapeshim në kundërsulm. Ishte një ndeshje e mirë në termat e karakterit, sepse ekipi tregoi se donte ta fitonte takimin me të gjitha kostot, dhe ia doli falë një numri të Douglas Costës.

Zëvendësimi i Ronaldos? Cristiano ishte i inatosur, sepse nuk ndihej shumë mirë. Para pak ditësh kishte një problem me gjurin. Kisha frikë se mos dëmtimi bëhej më serioz, dhe prandaj e zëvendësova”.

Related posts

KUPA/ Grupi A: Menjëherë në avantazh, Besëlidhja dhe Skënderbeu gjejnë rrugën e rrjetës

Isa.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Shamrock Rovers-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

Tronditet futbolli kroat, Shuker shkarkohet si president i Federatës

Q.Autor

Leave a Comment