Futboll Seria A Sport

“JENI LOJTARË MERCENARË”/ Ultrasit e Napolit “SHPËRTHEJNË” ndaj klubit

Përpara nisjes së seancës stërvitore të skuadrës së Napolit, jashtë stadiumit “San Paolo” kaq pasur tension. Afërsisht 150 ultras të skuadrës “partenopei” ishin mbledhur dhe kanë kundërshtuar aktin rebelues të skuadrës së tyre për t’u mos grumbulluar pas sfidës me Salcburgun.

“Ju jeni lojtarë mercenarë”, “Ne meritojmë më shumë”, “Respekt”, ishin disa nga banderolat që kishin hapur ultrasit për t’iu treguar se veprimet që ata kanë bërë nuk ishin të drejta.

Lojtarët mbërritën në stadium secili me makinën e vet ose me taksi dhe nuk janë ndalur jashtë për t’u ballafaquar me ultrasit, por janë futur menjëherë për të nisur stërvitjen, për ndeshjen e radhës kundër Xhenoas.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN E TIJ/ Talenti Haaland: Nuk isha i gjatë, fat i madh…

Delo.autor

“FUSHAT LËNË PËR TË DËSHIRUAR”/ “Jashtëtokësori shpërthen në kritika: Kjo favorizon kundërshtarin sepse…

Delo.autor

Zhgënjehet Ronaldo-Ronaldinho/ KAKA: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Isa.Autor

Leave a Comment