Futboll Seria A Sport

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ DORTMUND/ Pas problemit në kaviljen e majtë, ja sa do qëndrojë jashtë fushave Politano

Armiku më i madh i Interit këtë sezon, duket se janë dëmtimet, që tashmë e kanë lënë skuadrën me tre sulmuesë, pas problemit në kavilje të Politanos.

Pas Aleksis Sançezit, Antonio Konte humbet edhe nje tjetër sulmues dhe tashmë reparti ofensiv është në emergjencë totale, pasi kanë mbetur vetëm Lukaku, Lautaro dhe Esposito.

Politano iu nënshtrua ekzaminimeve diten e djeshme dhe sot, që përcaktuan se 26 vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një muaj, pas problemit në kaviljen e majtë.

Italiani do të humbasë kështu sfidat me Veronën, Torinon, Slavian e Pragës, Spalin dhe Romën. Ai mund të jetë gati në 10 dhjetor, për sfidën kundër Barcelonës, në “San Siro”.

Related posts

E PABESUESHME/ Lorik Cana tregon projektin e madh: Do blej një klub jashtë Shqipërisë

Isa.Autor

Kupa e Botës/ Belgjika shënon golin e parë ndaj Panamas

Sadik.Autor

JUVE-VLAHOVIC/ Rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter

F.autor

Leave a Comment