Futboll

Befason ish-lojtari i Kukësit: Dashuria s’njeh ngjyrë, e mora gruan sepse i ngjan mamit (FOTO)

Ish-lojtari i Kukësit, Peter Suswam, ka bërë bujë në mediat e vendit të tij me deklaratën e tij të fundit. Ai ka deklaruar se është e natyrshme që burrat të shohin ngjashmëritë e gruas me ato të nënave.
Ai e gjeti gruan e tij pas eksperiencave të tij në Evropë dhe konkretisht në Poloni. Ajo është e bardhë, por kjo gjë nuk përbën asnjë problem, pasi dashuria sipas tij nuk njeh ngjyrë. Ata janë të martuar prej tre vitesh dhe kanë një vajzë.

“Për mua dashuria nuk njeh ngjyrë. Kur ti e do dikë, bie në dashuri dhe nuk i shikon këto gjëra. Gruaja ime ka shumë gjëra të përbashkëta me mamanë time, sepse të dyja janë të forta dhe japin shumë dashuri.” Nigeriani u afrua te Kukësi nga Vitoria Setubal në vitin 2014, por luajti aty për vetëm gjysmësezoni. Për momentin është kthyer në vendin e tij në Nigeri dhe luan me kampionët e këtij vendi.

“Unë kam marrë shumë eksperiencë në vendet ku kam luajtur si në Portugali, Shqipëri dhe Poloni dhe jam rritur si person. Kam pasur momente shumë të mira në këto tre shtete”. “Në Shqipëri, luajta në Europa Ligë me Kukësin. Përveç futbollit, në Evropë njoha edhe bashkëshorten time në Poloni dhe tani kam një familje të mrekullueshme me të. Këto janë disa nga momentet më të mira në jetën dhe karrierën time.”. “Për momentin luaj me Plateau United, sepse vendosa të kthehem në shtëpi. Nga anët e mia, thonë që nëse gjërat nuk shkojnë siç i kishe planifikuar, kthehu në shtëpi. Ishte një sfidë për mua në fillim të kthehesha në shtëpi dhe të luaja përsëri në kampionatin nigerian, por tani jo më.”

Related posts

Këpuca e Artë, Guri-Sowe nisin sprintin final

Sadik.Autor

HISTORIKE/ Befasi e madhe në Argjentinë, fiton titullin e parë pas 116 vitesh

Delo.autor

PSG “trullos” BONUCCIN me OFERTËN STRATOSFERIKE, italiani drejtë…

Isa.Autor

Leave a Comment