Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-VLLAZNIA/ Luhet super përballja në “Selman Stërmasi”, ka mungesa të rëndësishme

Sot në orën 18:00 në “Selman Stërmasi” luhet derbi i Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Të dy skuadrat do të synojnë të marrin më të mirën pasi vijnë me shije të hidhur nga ndeshjet e fundit.Trajneri i skuadrës shkodrane, Mirsad Jonuz, nuk do të jetë në stol, i dënuar nga Komisioni i Disiplinës për deklaratat pas humbjes me Bylisin, ku kritikoi sjelljen e arbitrave.

Për këtë takim Julian Ahamtajt i mungojnë emra të rëndësishëm. Edon Hasani, në seancën e fundit është stërvitur me grupin e duhet parë nëse stafi teknik do t’i besojë një fanellë titullari, apo do ta mbajë në stol.

Nuk do të jenë Torasa e Hoxhallari (të ndëshkuar me të kuq), ndërsa i riu Muçi i bashkohet sot ekipit, pasi është i grumbulluar me Kombëtaren e 19-vjeçarëve.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Armando Broja rikthehet tek goli me Viteshen. Ja si vlerësohet sulmuesi i Kombëtares…

Delo.autor

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Një “thes” me gola në javën e parë, por mbetet përsëri larg rekordit

Delo.autor

PRAG EKSODI TEK KUKËSI/ 6 lojtarë pa kontrata, mbrojtja drejt zbrazjes totale

Delo.autor

Leave a Comment