Boks MMA Sport

“KEMI BËRË MARRËVESHJEN ME UFC PËR RIVALIN”/ Flet Menaxheri i McGregor: Ja emri dhe surprizat e 2020…

Audie Attar, menaxheri i Conor McGregor, ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të bëjë publike emrin e rivalit me të cilin do të përballet irlandezi, më 18 janar të 2020-ës. Nga Moska, ish-kampioni i dyfishtë i botës, bëri me dije  vetën datën e rikthimit në kafaz, por jo emrin e rivalit. Sfida e fundit e McGregor daton në tetor të 2018-ës, kur u mund nga Khabib Nurmagomedov, në eventin UFC-229.

“Kemi biseduar me UFC-në dhe kemi rënë dakord që Conor të duelojë më 18 janar. Madje kemi rënë dakord edhe për rivalin. Marrëveshja do të mbyllet së shpejti dhe brenda pak ditësh do ta bëjmë publike atë”, tha Attar.

I pyetur për emrin e rivalit, ai përmendi se kandidati i parë është Donald Cerrone.

“Cerrone është i dashur nga fansat e këtij sporti dhe e meriton një duel të tillë. Gjithsesi, të shohim. Conor ka në plan që të zhvillojë 3 duele në kafaz gjatë 2020-ës”, tha Attar.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA/ Juventus ofron 40 milionë euro për mesfushorin e Manchester United…

Delo.autor

“E RRALLË QË LUFTOJMË MBIJETESËN”/ Sulmuesi i Besëlidhjes: Ndaj Erzenit e rëndësishme, nuk duhet të…

Delo.autor

Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment