Futboll Sport

KUALIFIKUESET E KUPËS SË BOTËS 2026/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin. Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.Ndërkohë, trajneri Silvinjo kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore.

Stërvitja u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.

Related posts

BËRI PARAQITJE FANTASTIKE NDAJ REALIT/ Guardiola nis menjëherë sulmin për mbrojtësin e klubit spanjoll…

Delo.autor

Kahn ‘pendohet’ që nuk u transferua tek United, ja çfarë thotë për Sir Alex Ferguson

Q.Autor

Lacio i bashkohet garës për mesfushorin Gelson Martins

Sadik.Autor

Leave a Comment