Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Sarri luan për kreun, “Kuqezinjtë” të rindezin entuziazmin

Juventus-Milan është sfida e emocioneve të forta, pavarësisht se skuadrat gëzojnë forme të ndryshme nga njëra-tjetra. Bardhezinjtë duan të sigurojnë një tjetër triumf ndaj kuqezinjve, në mënyrë që të vazhdojnë të udhëheqin tabelën e klasifikimit në kampionat, teksa në kampin tjetër “djalli”, që pavarësisht se ka ndërruar trajnerë, vazhdon të jetë në agoni.

Humbja e fundit kundër Lazios vë sërish në dukje problemet e mëdha që ka ky ekip, që ndryshe nga bardhezinjtë, do t’i kërkojë tri pikët si “ujin në shkretëtirë”, pas ecurisë aspak pozitive gjatë këtyre javëve. Gjithsesi pavarësisht se Juventus ende nuk e ka regjistruar humbjen e parë në kampionat, ekipi i Sarrit ka shfaqur probleme në lojën e saj.

Edhe pse me shumë alternativa në sulm, goli vjen më vështirësi. Një gjë e tillë është parë shpesh si në takimin e fundit në Champions, por edhe në kampionat ndaj Torinos.

Në mars të 2011-ës është hera e fundit kur kuqezinjtë kanë triumfuar në kampionat kundër “Zonjës së Vjetër”, teksa këtë herë do të tentojnë të ndalin këtë ecuri negative, por mbi të gjitha të marrin një rezultat që do të rriste entuziazmin për të ardhmen.

Në radhët e milanezëve pritet të ketë një minirevolucion taktik, pasi Pioli pritet të luajë me rreshtimin 3-4-2-1, me Suson dhe Calhanonglu që pritet të jenë në mbështetje të Piontek. Ndërkohë bardhezinjtë do të konfirmojnë skemën e zakonshme 4-3-1-2, me Ramsey që do të qëndrojë pas dyshesh së sulmit Higuain-Ronaldo.

Related posts

MOMENT PANIKU/ Shmanget tragjedia në Turqi, lojtari mbetet pa frymë dhe plaset në tokë (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI ME CADIZ NUK MJAFTON/ Telashe për Barcelonën, Koeman pezullohet me dy ndeshje në La Liga

Delo.autor

“DYBALA, ARTHUR DHE MORATA ISHIN MONUMENTALË”/ Dorëzohet Allegri: Duhet t’a lëmë titullin…

Delo.autor

Leave a Comment