Futboll Sport

KUMBULLA NË MERKATO/ Shqiptari kërkohet nga Manchester United

Marash Kumbulla është kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton europiane, aq sa gjigantë të tillë si Inter po kërkojnë të sigurojnë akordin verbal me lojtarin, para se të rritet ndjeshëm vlera e tij. Por së fundmi për lojtarin e kombëtares kuqezi po interesohet edhe Mancester Junaitid.

Djajtë e Kuq monitorian shqiptarin që në startin e sezonit por vetëm së fundmi dërguan skautët e tyre për të biseduar me agjentin.

Sipas gazetës Arena, 19 vjeçari ka krijuar një lloj ankandi mes ekipit të Old Traford, si dhe Juventus e Inter, që me gjasë do të zgjidhet vetëm në fundin e këtij sezoni.

Aktualisht Marash Kumbulla vlerësohet 15 milionë Euro nga Verona, por çmimi i tij pritet të rritet deri në Qershor. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka luajtur në 11 ndeshje deri më tani me ekipin e Serisë A, madje ka shënuar edhe gol.

Related posts

MILANI, goditje të dyfishtë me Castillejon, e DASHURA e spanjollit është…

Isa.Autor

“KJO HUMBJE NA KUSHTOI SHUMË NË RENDITJE”/ Inzagi i dëshpëruar: S’mund të bëj rotacion

Delo.autor

Arsenali fiton bindshëm ndaj Everton, Aubameyang debuton me supergol

Q.Autor

Leave a Comment