Futboll Seria A Sport

“JU PËRZË TË GJITHËVE”/ “Plas”në Itali. Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Hysajn

“Ju përzë të gjithëve”. Kjo është një përmbledhja e asaj që Aurelio De Laurentis po projekton nga Amerika.

Presidenti i Napolit po përgatit revolucionin në skuadër, pas tensionit të krijuar, ku lojtarët u rebeluan përballë urdhrit që ekipi të qëndronte në grumbullim, si ndëshkim për ecurinë jo të mirë.

Drejtuesi i Napolit po përgatit “spastrimet” brenda grupit, ku do të largohen disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Ata cilësohen si iniciatorët e revoltës.

Përpos emrave si Mertens, Kalehon e Insigne, në shitje do të dalin edhe kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj, Koulibaly, Alan e Goulam. Edhe trajneri Ancelotti e rrezikon seriozisht postin në krye të skuadrës.

Related posts

Eusebio Di Francesco: Ndaj Barcelonës do luaj si të barabartë, nuk e kemi frikë

Sadik.Autor

Lukaku nuk e festoi fitoren në derbi sepse…

Sadik.Autor

Ferdinand: E padrejtë, Lukaku nuk duhej lejuar të luante kundër Brazilit

Isa.Autor

Leave a Comment