Futboll Gossip Seria A Sport

“MAMAJA JOTE ËSHTË KU***”/ Pas ofendimeve, reagon nëna e futbollistit në Serie A

Stadiumet në Itali kohët e fundit po bien preh e racizmit dhe ofendimeve të rënda.

Parma mposhti Romën me rezultatin 2-0 falë golave të Sprocatit dhe Cornelius, por edhe në këtë ndeshje u dëgjuan kore ofenduese në drejtim të mesfushorit të verdhekuqve, Nicolo Zaniolo.

Ishin minutat e fundit të takimit, kur mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh, ndërsa tifozët filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një k..vë”.

Kjo nuk është hera e parë që Francesca Zaniolo bie pre e koreve ofenduese të tifozërive kundërshtare të Romës, pasi më herët të njëjtën gjë patën bërë edhe fansat e Lazios.

Vetë mamaja e mesfushorit ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se për koret kundër Balotellit, napolitanëve dhe katanzarezëve, janë mbyllur tribuna e gjobitur njerëz, ndërsa mamatë e futbollistëve duket se nuk vlejnë njësoj për organet disiplinore.

Related posts

DEL E VËRTETA/ Ja pse ALLEGRI dhe RONALDO munguan në “The Best”, e dinin që…

Isa.Autor

SHKËLQEU NË KAMPIONATIN EUROPIAN TË PESHËNGRITJES/ Rrëfehet Evangjelia Veli: Rrezikova për medaljen…

Delo.autor

KATAR 2022/ Nga Kafu te Mateus, ja kush do t’i tërheqë sot goglat e shortit të Botërorit

F.autor

Leave a Comment