Futboll Sport

HARMONIA NË KOMBËTARE/ Elseid Hysaj fton kuqezinjtë dhe stafin për darkë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kaluar një natë ndryshe në grumbullimin e saj në Durrës.

Trajneri Reja anuloi stërvitjen e pasdites për shkak të kushteve të këqija atmosferike, por nuk la të lirë lojtarët, të cilët nuk lëviznin dot nga hoteli.

Por ai pranoi me kënaqësi propozimin që bëri Elseid Hysaj, i cili në mungesën e Mërgim Mavrajt është kapiteni i kuqezinjve.

Futbollisti vendosi t’i ftonte për darkë lojtarët dhe stafin e përfaqësueses, jashtë ambienteve të zakonshme të hotelit ku janë grumbulluar.

Kështu, skuadra udhëtoi drejt një prej restoranteve të qytetet të Durrësit, për t’u larguar paksa nga rutina e zakonshme e grumbullimeve.

Një darkë për të mbajtur harmoninë dhe frymën e grupit si dhe për të treguar një unitet si rrallëherë më parë.

Një tjetër sinjal se kjo skuadër po u kthehet momenteve të arta në drejtimin e De Biasit, ku falë bashkëpunimit në grup u arritën edhe rezultatet që shkruan historinë në Europian.

Related posts

NUK HUMBET MË KOHË/ Lewandowski gati për operacion delikat, ja sa do të mungojë

Delo.autor

FUTET NË GARË ME REAL MADRID DHE JUVENTUS/ Leonardo gati 50 milionë stërlina për yllin e Premier…

Delo.autor

PUNIMET DREJT FUNDIT NË “ARENËN KOMBËTARE”/ Një i ftuar special do jetë për inaugurimin ndaj Francës

Delo.autor

Leave a Comment