Futboll Seria A

Guarin: Ju lutem, më ktheni në Milano!

“Inter është familja ime, më ktheni në shtëpi”. Kjo ka qenë kërkesa e bërë nga Fredy Guardin në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”: “Paratë nuk janë një problem. Do të pranoja edhe një të pestën e rrogës aktuale (fiton 10 milionë euro). Vitin e kaluar kam folur me Ausilio-n, por nuk ka qenë e mundur për shkak të kushteve ekonomike”, ka thënë kolumbiani, i cili është transferuar në Kinë, te Shanghai Shenhua, dy vite më parë.

Gjatë intervistës, ai ka folur edhe për luftën për titull në Serinë dhe për transferimin e mundshëm te Napoli disa vite më parë: “Kush do ta fitojë titullin? Juventus mbetet favorite, ka skuadrën më të mirë, por Napoli më pëlqen shumë. Më kërkuan në verën e 2014-ës, por është pjesë e së kaluarës”.

Related posts

Mesfusori i Romës habit me fjalët e tij, jep deklaratën e fortë për homoseksualët

Sadik.Autor

SHANSI I FUNDIT/ Zbulohet plani i Neymar për Botërorin e 2026, sakrifikon paratë për Brazilin

F.autor

Ka ndryshim plani, Ronaldo do të zbarkojë në Torino…

Isa.Autor

Leave a Comment