Futboll Sport

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR BALE/ Shikoni si tifozët e Uellsit tallen keq me Real Madridin (VIDEO)

Gareth Bejl ishte një nga lojtarët më të diskutuar në merkaton e verës, për shkak të problemeve që kishte me trajnerin Zidan dhe ishte shumë afër largimit nga madrilenët.

Megjithatë marrëveshjet me skuadrat e interesuara dështuan kjo edhe për shkak të dëshirës së lojtarit, dhe ky i fundit mbeti te Reali.

Uellsiani i ka bërë të qarta prioritetet e tij, e shijon futbollin vetëm kur luan me ekipin kombëtar dhe tregon më shumë interes për golfin sesa për Real Madridin. Pikërisht nga kjo janë frymëzuar edhe tifozët e Uelllsit, të cilët kanë nisur edhe talljet për Realin.

Ditën e djeshme Uellsi mposhti në transfertë 2-0 Azerbajxhanin, dhe në fund të ndeshjes tifozët miq kënduan në kor “Uells, Golf, Madrid”, kjo në shenjën e talljes për Realin, të cilët duket se janë në planin e tretë të Bejlit.

Për më shumë shikoni videon:

Related posts

Brazili në PANIK/ Ja çfarë thotë “ylli” brazilian për DËMTIMIN

Sadik.Autor

PAS DISFATËS NË DERBIN KRYEQYTETAS/ Trajneri Mema: Ua uroj fitoren, kemi luajtur ndaj një ekipi shumë…

Delo.autor

“TA PRES FYTIN”/ Kërcënimi i rëndë i trajnerit serb bën xhiron e internetit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment