Futboll Premier League Sport

PAS DËMTIMIT NË KAVILJE/ Broja rishfaqet në stërvitje me Southampton, asnjë problem për sulmuesin “kuqezi” (VIDEO)

Armando Broja mungoi në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses shqiptare ndaj Anglisë dhe Andorrës për shkak të një situate të pazakontë të krijuar rreth sulmuesit shqiptar. Dëmtimi në kavilje, por edhe një krisje me trajnerin Edi Reja, siç është shpjeguar në artikullin e “PANORAMA SPORT”,  bënë që ai të mos ishte pjesë e grupit kuqezi për këto sfida. Por kthimi të Sauthempton duket sikur ka zgjidhur gjithçka për lojtarin të paktën sa u përket problemeve fizike.

Nëse para grumbullimit për sfidën me Anglinë ai kishte probleme me kaviljen e më pas nuk udhëtoi drejt Shqipërisë si pasojë e saj për ndeshjen me Andorrën, Broja është shfaqur rregullisht në stërvitje me Sauthempton. Sipas trajnerit reja, ai kërkoi të kthehej në klub që të kuronte pikërisht këtë dëmtim.

Në një video të publikuar nga klubi, Broja shfaqet duke marrë pjesë edhe në ndeshjen brenda grupit të skuadrës angleze dhe sipas mediave në vend, vlerësohet si një kandidat për fanellën e titullarit në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Noruiç.

Related posts

Gjyqtarja seksi lë futbollin për pushime në Dubai (FOTO)

Sadik.Autor

Champions League, Zidane i la për shtatë minuta vetëm lojtarët pas pjesës së parë në finale kundër Juves

Q.Autor

PAS TRYEZËS SË PËRBASHKËT “FSHF”-QEVERI/ Duka zbulon: Ne kemi edhe sot klube të privatizuara në…

Delo.autor

Leave a Comment