Futboll Sport

SHQIPËRIA PA TRAJNER/ Reja: Kontrata më përfundoi, kam dëshirë të vijoj, por vendos Duka

Shqipëria është zyrtarisht pa trajner të kombëtares së futbollit. Me përfundimin e ndeshjes së mbrëmshme, që ishte e fundit e eliminatoreve dhe u mbyll me humbje përballë Francës në stadiumin e ri, kuqezinjtë duhet të mendojnë për të ardhmen. Italiani, Edi Reja që udhëhoqi ekipin pa sukses në këto eliminatore për t’u kualifikuar deklaroi mbrëmë se dëshira është për të qëndruar dhe drejtuar kombëtaren shqiptare.

Kundër Andorrës e thamë që ishte ndeshje shumë e dobët dhe fakti që çështja e Europës ishte mbyllur dhe nuk flitej për pikë na bëri të humbnim vëmendje dhe doli e dobët. Me kampionët e botës bëmë lojë të mirë. Kemi bërë mirë dhe me lojtarë të rinj. Doja ta mbyllnim më mirë por nuk ia dolëm dhe më vjen keq.

Me pak më shumë fat mund të merrnim pikë me Turqinë, Islandën. Me Andorrën do të merrnim rezultat pozitiv por kjo skuadër më ka dhënë tërheqje dhe kemi pasur rritje. Kjo është shumë e rëndësishme. Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me kombëtaren shqiptare” përfundoi tekniku italian.

Related posts

MBROJTËSI KATALANAS THUMBON SHOKËT E EKIPIT/ Jordi Alba deklaron: Nuk duhet të merremi me ato që…

Delo.autor

“KEMI NË EKIP LOJTARË ME EKSPERIENCË DHE KAMPIONË”/ Trajneri Shehi: Derbi? T’i ngjisim shkallët një nga një, jo me…

Delo.autor

Mos e beso po deshe, tërmet i vërtetë në Meksikë pas fitores ndaj Gjermanisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment