Futboll

Murati dhe Sinani, dy talentët shqiptarë kualifikojnë Milanin U-19 në finale të Kupës

Emir Murati dhe Ismet Sinani i dhurojnë një kualifikim skuadrës së të rinjve të Milanit në finale të Kupës së Italisë, çka mungonte që nga sezoni 2009-2010, kur ngritën trofenë pasi mposhtën Palermon.

Dy futbollistët shqiptarë, pjesë e akademisë së “Djallit”, ishin protagonistë në fitoren 2-3 në fushën e Atalantës, ndërkohë që edhe sfidën e parë Milani kishte fituar me rezultatin e pastër 2-0. Mesfushori Emir Muarti, i datëlindjes 2000, shënoi golin e parë të takimit më minutën e 13-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, që përfundoi në trekëndësh, ndërsa Ismet Sinani rrëmbeu skenën për golin e 2-1, me një goditje të shpejtë me kokë pas një këndoreje.

Takimi përfundoi me fitoren 2-3 të kuqezinjve të trajnerit Lupi, ku pa dyshim merita kryesore shkon për dy talentët shqiptarë, që zhvilluan një ndeshje fantastike duke realizuar nga një gol që në pjesën e parë. Prania e tyre në një ekip të madh, si Milani, madje edhe si protagonistë, është një ogur i mirë edhe për të ardhmen e Kombëtares Kuqezi, pasi janë të shumtë talentet me origjinë shqiptarë që luajnë dhe po spikatin në kampionate të ndryshme në Europë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Xhaka bën sakrificën e madhe për t’iu bashkuar Mourinho-s te Roma

Delo.autor

“DO TË MBETESH GJITHMONË LEGJENDË”/ Këngëtarja shpallet e vdekur, e ngatërrojnë me Maradonën (FOTO)

Delo.autor

PATRIOTI I CR7 GODET MODRIC/ Nani: Nuk duhej të ishte mes 3 finalistëve të “TOPIT TË ARTË”

Delo.autor

Leave a Comment