Futboll Sport

TRIUMFOI NË “AIR ALBANIA STADIUM”/ Flet trajneri Dechamps: Atmosfera ishin të mrekullueshme, por…

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Shqipërisë në “Air Albania Stadium”, ku edhe ka festuar 100 pankinat si trajner i “gjelave”. Pyetjes së gazetarëve shqiptarë (të pranishëm Telesport, ABC News dhe gazetari Ervin Baku), pasi foli me mediet franceze për gjithçka mbi lojtarët e tij, shortin që e pret dhe gjendjen e ekipit (Mbappe), ia ktheu kështu:

“Në radhë të parë duhet të them se stadiumi dhe atmosfera ishin të mrekullueshme. Nuk ishte e lehtë me këtë presion. Por, skuadra ime e komandoi lojën dhe e zuri mirë fushën, duke dominuar me raste dhe duke mos vuajtur aspak. A prisja më shumë nga Shqipëria? Sigurisht që po, në fakt! Por, ishte Franca shumë dominuese ndaj edhe nuk pati mundësi të dilte Shqipëria në lojën e saj. E kishim përgatitur mirë edhe psikologjikisht”.

Related posts

NIS “ZJARR” SEZONIN E RI/ Tirana mposht me “POKER” Skënderbeun në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

GOL PREJ “BOMBERI”/ Mbrojtësi Lenjani gjen rrugën e rrjetës në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Paralajmërimi i Todt: Viti 2021 do të jetë anormal dhe me të papritura

Delo.autor

Leave a Comment