Futboll La Liga Sport

NUK KANË FUND DËMTIMET TEK REAL MADRID/ Do të qendrojë 2 muaj larg fushave mesfushori…

Dëmtimet janë kthyer në një nga problemet më të mëdha te Real Madridi këtë sezon, teksa disa nga lojtarët kryesorë nuk kanë qenë me ekipin për shkak të lëndimeve.

Duket se dëmtimet nuk kanë fund te Reali, pasi një tjetër futbollist është dëmtuar së fundmi. Gjatë grumbullimit me Kolumbinë, Hames Rodrigez ka pësuar një dëmtim dhe është detyruar të braktisë grumbullimin.

Mesfushori kishte një fryrje të gjurit, ku mendohej se do të kishte këputje të ligamentit, i cili do ta detyronte ta mbyllte sezonin para kohe. Megjithatë pas ekzaminimeve mjekësore, klubi madrilen ka njoftuar të gjithë se lojtari ka një shtrembërim të ligamentit të majtë.

Si pasojë e kësaj rodrigez do të qëndrojë rreth 2 muaj larg fushave të lojës, që do të thotë se do të jetë i gatshëm për Zidanin në vitin e ardhshëm.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Rikthehet në Premier League, Ancelotti merr drejtimin e ekipit…

Delo.autor

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Tjetër TRAGJEDI, ndahet nga jeta 23-vjeçari…

Isa.Autor

Messi dhe Ronaldo: La Liga me njoftim shumë interesant për dy superyjet

Q.Autor

Leave a Comment